Subscribe

Zoti i bekoftë qytetarët e Kosovës, kështu uroi nga prishtina  ish-presidenti amerikan Bill Clinton në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

 

BILL CLINTON

ISH-PRESIDENT I SHBA

 

NATO e fitoi luftën, ju paqen.Sot jeni të lumtur. Lus Zotin që tju inspirojë që të mendoni të jetoni rreth asaj që mund të arrini së bashku. Zoti ju bekoftë! Çdo herë ka qenë dhe do të jetë nderi më i madh në jetën time, që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe ju jam shumë mirënjohës që jam sërish këtu me ju. Para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet t’i bëni, jeni mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike, shkatërrimit. Merita për këtë i shkon qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive, të cilët kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur.

 

Ndërsa Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, gjatë ceremonisë, tha se vendimi për të ndërhyrë në Kosovë, “ishte i drejtë”.

 

MADELEINE ALBRIGHT

ISH-SEKRETARE AMERIKANE E SHTETIT

 

Lufta në Kosovë ka qenë një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcave, ne diskutuam se si aleanca jonë ishte bashkuar dhe më e rëndësishmja ishte se ia dolëm. Fushata jonë vendosej dhe themelohej ne forcat e drejtësisë dhe aleanca e bashkuar ulej e shikonte si abuzohej, dëboheshin.  E përgjigja ishte jo, nuk do të ndodh një gjë e tillë. Për më shumë se 11 javë aleanca jonë dhe qytetarët u mbajtën të fortë pavarësisht problemeve, kritikave, ne i treguam botës se çka është e mundshme kur diplomacia dhe forca bëhen bashkë me njëra-tjetrën. Ne ia dolëm sepse kauza jonë ishte e drejtë.

 

Albright  zbuloi  bisedën që kishte bërë atë kohë me presidentin e 42-të të SHBA-se, Bill Clinton.

 

MADELEINE ALBRIGHT

ISH-SEKRETARJA AMERIKANE E SHTETIT

 

Nuk ishte vendim i lehtë, dhe kemi pasur shumë diskutime, dhe presidenti Clinton më telefonoi në mbrëmje dhe më tha planet tona janë nisur dhe ne po e bëjmë gjënë e duhur, i thash po z. President po e bëjmë gjënë e duhur…”,

 

Fjalimet e Klinton dhe Albright u mbajtën në zemër të Prishtinës, në një shesh të hapur ku morën pjesë mijëra qytetarë. Në sheshin skënderbej ishin edhe presidenti Meta dhe kryeministri Rama, të cilët lanë pas tensionet politike të tiranës e u ulën të ndarë vetëm nga kreu i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Rama e Meta shtrënguan duart e më pas edhe diskutuan për pak caste me Mathju Palmer.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *