E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kosova: Asnjë grup i armatosur s’ka kaluar drejt Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një komunikate për media ka përgënjeshtruar shkrimet e ditëve të fundit në mediet serbe, “për futjen e grupeve të armatosura nga Kosova në Maqedoni”.

 

“Krahas shumë aktiviteteve operative, Policia e Kosovës në kuadër të procesit të Menaxhimit të Integruar të Kufijve, ka një bashkëpunim të shkëlqyer ditor me autoritetet përgjegjëse të Maqedonisë përgjatë brezit kufitar dhe realizon takime të rregullta edhe me praninë e trupave të KFOR-it. Si rrjedhojë, asnjëherë nuk janë ngritur shqetësime të tilla përkitazi me shkrimet e rrejshme të medieve serbe, pas së cilave qëndron politika zyrtare e shtetit serb”, citon Europa e Lirë komunikatën e MPJ-së së Kosovës.

 

MPJ-ja, nëpërmjet kësaj komunikate, siguron qytetarët dhe partnerët e saj se Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë, vazhdimisht janë proaktive me masa dhe veprime konkrete në tërë territorin e vendit, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe garantimin e stabilitetit të vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë