Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar drejtpërdrejt Beogradin zyrtar për sulmin e të premtes në infrastrukturën kritike të vendit.
Në një konferencë të jashtëzakonshme në mesnatë, kryeministri Kurti tha se të gjitha të dhënat tregojnë se fqinjni verior qëndrion pas shpërthimit.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas Kurtit të tre sulmet e fundit të komunën e Zubin-Potokut nga ana e strukturave serbe kanë për qëllim nxitjen e frikës dhe pasigurisë te qytetarët.
“Përpjekjet e këtilla do të ngelen të dëshpëruara. Kushtetutshmëria, sundimi i ligjit, rendi dhe populli, Republika jonë, nuk do të mund të mposhten asnjëherë nga askush”, deklaroi Kurti.
Preiddentja e vendit, Vjosa Osmani gjithashtu reagoi duke fjaësuar Serbinë për sulmin.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale Osmani tha se bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës.
Akuzat e Prishtinës u mohuan nga ministri serb i punëve të jashtme Marko Gjuric.
“Regjimi etnonacionalist i Kurtit është nxituar ta drejtojë gishtin drejt Beogradit pa prova. Ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë devijim i qëllimshëm, që potencialisht mund të tregojë përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit”, deklaroi ministri serb.
Komuniteti ndërkomëbtar në Prishtinë ka reaguar njëzëri duke dënuar fuqishëm sulmin në infrastrukturën Kritike të Kosovës e duke shprehur mbështetjen për autoritetet e vendit për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen përpara drrejtësisë të personave përgjegjës./vizionplus.tv








