Më shumë se 30 ekipe të SHBA po vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë. Një gjë të tillë e ka pohuar ambasadori I SHBA, në Kosovë Philipp Kosnett në një deklaratë për medait.

 

Ambasadori tha gjithashtu se dhe ai vetë ka vëzhguar disa qendra votimi.

 

“Ambasada amerikane ka më shumë se 30 ekipe në mbarë Kosovën, të cilat po vizitojnë vendvotimet. Unë personalisht do të vizitoj vendvotimet në Prishtinë, Prizren dhe Graçanicë”, tha Kosnett.

 

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po i ndjek nga afër edhe Bashkimi Evropian, OSBE dhe organizatat vendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *