Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se Serbia është e futur thellë në krahët e Rusisë dhe përpjekjet për pozicionimin e saj drejt Perëndimit nuk kanë dhënë rezultat.

 

 “Mendoj se Serbia qartazi është e futur thellë në krahët e Rusisë dhe Kinës. Pra, çfarëdo përpjekjesh që ndërkombëtarët kanë ndërmarrë gjatë gjithë këtyre viteve për të tërhequr Beogradin drejt Perëndimit nuk ka treguar ende ndonjë rezultat”, ka deklaruar ai.

 

Kosnett, i cili ishte ambasador nga viti 2018 deri në vitin 2021, në një intervistë për Euractiv, theksoi se tentativat për dialog po e vënë Kosovën në një pozicion, ku trajtohet si fëmijë i padisplinuar. Ai thekson se në fakt duhet lobuar që Kosova të njihet si shtet i pavaruar.

 

“Mendoj se kjo do të ishte kohë e mirë për SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që t’i bëjnë një thirrje të fortë atyre vendeve evropiane që janë anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë”, ka theksuar Kosnett.

 

Kosnett shtoi se është koha që Evropa dhe Perëndimi duhet të jenë më realistë për këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *