Në një takim me studentët e universitetit të Durrësit, kreu i SPAK Altin Dumani tha se korrupsioni nuk është vetëm lufta e Prokurorisë së Posaçme, por duhet të jetë lufta e të gjitha institucioneve dhe pa diskutim edhe e vetë shoqërisë.
Edhe pse një institucion që është ngritur vetëm disa vite më parë, Dumani deklaron se sot SPAK është në funksion të plotë.
Në perfundim të mandatit, Dumani shprehet i kënaqur me arritjet e këtij institucioni në drejtimin e tij duke theksuar se SPAK ka ngritur akuza për njerëz me peshë të madhe politike që nga kryetare bashkish, deputetë, e deri tek ministrat.
“Ajo që është më e rëndësishme, është fakti që për 50 përqind të personave ndaj të cilëve SPAK ka ngritur akuzë, ka pasur edhe vendim gjykate”, tha Dumani.
Altin Dumani ditën e martë të javës së ardheshme do t’ia dorëzoj stafetën Klodian Brahos, që për tre vitet e ardheshme do të drejtojë strukturën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./vizionplus.tv





