Virusi i rrezikshëm kinez po i afrohet gjithnjë e më tepër Shqipërisë.
Pas rastit të parë të konfirmuar në Greqi, autoritetet e vendit fqinj u kanë kërkuar të gjithë pasagjerëve që kanë qenë në të njëjtin fluturim me 38 vjeçaren e infektuar, të izolohen për 14 ditë. Ndërkohë gjendja shëndetësore e saj të infektuarës, 50 vjeç, raportohet e qëndrueshme ndërsa po i nënshtrohen analizave të afërmit e saj.

Pas konfirmimit të rastit të parë me koronavirus, ministry i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Venko Filipçe tha për mediat se pacientja e infektuar është në gjendje të mirë dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve. Ai tha se janë identifikuar ët gjithë personat që ishin në sw bashku me të infektuarën.

9 persona, përfshirë edhe një shofer, i janë nënshtruar analizave për të përcaktuar nëse janë apo jo të infektuar.

 

Qeveria në vendin fqinj ka marrë masat sidomos në shkolla për të parandaluar përhapjen e virusit.

 

Në Kosovë, Serbi dhe Mal tw Zi përgjigjet për rastet e raportuara si të dyshuara me koronavirus kanë dalë negative.

 

Situata ndërkohë vijon të praqitet kritike në fqinjin tonë Itali. Numri i të prekurve me koronavirus është rritur në 470. Shkollat po qëndrojnë të mbyllura e po ashtu puna në disa sektorë vijon të jetë e pezulluar.

 

Prefekti i rajonit të Lombardisë Attilio Fontana me anë të një lidhje live në facebook, njoftoi se do të qëndrojë në karantinë për 14 ditë pasi një bashkëpunëtor i afërt i tij ishte prekur nga koronavirusi.

 


ATTILIO FONTANA

 

PREFEKTI I RAJONIT TE LOMBARDISE

 

“Nga sot, do të ndryshojë gjithçka tek unë. Kam dalë negativ nga analizat për koronavirusin, megjithatë kam zgjedhur që të futem në karantinë për dy javë me qëllim shmangien e ndonjë të papriture ndaj bashkëpunëtorëve të mi”

Vendet fqinje ndërkohë kanë shtuar kontrolletnë pikat kufitare dhe kontroll të rreptë ndaj avionëve që mbërrijnë nga Italia drejt Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kroacia ndërkohë ka konfirmuar rastin e 3 me koronavirus.

Edhe ne dis vende europiane, si Danimarka, Norvegjia dhe Estonia, kanë raportuar rastet e tyre të para, dhe të prekurit janë kryesisht persona që kanë udhëtuar më herët në Kinë.

Ndërsa Arabia Saudite ndaloi udhëtimin e besimtarëve në vendet e shenjta vetëm disa muaj para shtegtimit vjetor të Haxhit, si masë paraprake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *