Koronavirusi prek edhe fëmijët/ Vdes një 13-vjeçar në Angli

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Britaninë e Madhe.
Bëhet fjalë për Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Brixton, për të cilin thuhet se nuk kishte probleme të tjera shëndetësore. Familjarët e viktimës nuk u lejuan që të futeshin brenda në spital e të shikonin të birin e tyre.
Ai u shtrua në spitalin Kings College në Londër, pasi shfaqi probleme me frymëmarrjen.
“Fatkeqësisht vdiq dje në mëngjes. Për njohuritë tona ai nuk kishte probleme të tjera shëndetësore. Jemi të shkatërruar”, tha familjari i tij.
Trupi i pajetë i të miturit nuk ka dalë ende nga morgu, pasi pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar më qartë shkaqet e vdekjes.
Të martën, nje 12-vjeçare humbi jetën po ashtu nga COVID-19 në Belgjikë.




