Subscribe

Numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri vijon të rritet. Eugena Tomini nga Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe katër pacientë të tjerë.

 

“Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 64 vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.”

 

Nga 844 testime të kryera, 159 prej tyre janë konfirmuar pozitivë. Nga ana tjetër, 52 qytetarë të tjerë u shëruan. Kurse në spitalet COVID po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive dhe gjashtë të intubuar. Gjithsej, në Shqipëri janë infektuar 12.385 persona, kanë vdekur 362 qytetarë dhe janë shëruar 6.940 vetë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *