E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Koronavirusi mund të zhduket gjatë verës, por mund të rikthehet në dimër”

Ka një shpresë që me ngrohjen e temperaturave, koronavirusi të zhduket. Këtë teori e mbështesin shumë ekspertë, por ka edhe vend për dyshim. Duke e trajtuar koronavirusin si të ngjashëm me një grip sezonal, ekspertët e shëndetësisë shpresojnë se edhe COVID-19 do të largohet me ardhjen e pranverës dhe verës.

 

Reklamë

“Ky është një virus i rrugëve respiratore dhe këto viruse gjithmonë na hapin probleme gjatë motit të ftohtë. Ne jemi të gjithë brenda, me dritare të mbyllura, njësoj si me gripin sezonal”, tha studiuesi kryesor ushtarak amerikan, Nelson Michael.

 

Por eksperti i shëndetësisë në Universitetin “New York Syracuse”, Brittany Kmush, i cili nuk është i përfshirë në studim, paralajmëroi se nëse koronavirusi largohet me rritjen e temperaturave, vendet nuk duhet të relaksohen. Sipas mediave të huaja, ai theksoi se mund të ketë një “ringjallje” të COVID-19 gjatë muajve të dimrit.

 

“Viruset kanë një tendencë që të shfaqen një sezon dhe më pas të largohen. Rastet arrijnë kulmin gjatë muajve të dimrit në hemisferën veriore. Megjithatë ne nuk e dimë nëse koronavirusi do të sillet njësoj. Ka ende shumë gjëra të panjohura për koronavirusin. Nëse numri i rasteve zvogëlohet gjatë verës, është ide e mirë që të përgatitesh për një ringjallje gjatë muajve të ftohtë.”

Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë që muajt e verës kur koronavirusi të “dobësohet”, të shfrytëzohen për të gjetur një vaksinë dhe të mos mendojnë se COVID-19 mbaroi punë me ta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë