Kronikë
Koronavirusi/ Drejtoria Detare ndalon linjat detare me Ankonën dhe Triesten

Si rezultat i masave të marra për parandalimin e koronavirusit, Drejtoria e Përgjithshme Detare sqaroi se udhëtimet me mjetet e transportit detar drejt Italisë së Veriut do të lejohen vetëm për kamionat, ndërsa pasagjerët e kanë të ndaluar të udhëtojnë.
Reklamë
Po ashtu, do të ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve me mjetet e transportit detar me linjën Durrës -Ankona-Durrës dhe Durrës -Trieste-Durrës.
Në njoftim thuhet se çdo lëvizje do të jetë e kontrolluar nga stafi mjekësor i porteve përkatëse, ndërsa bën thirrje që është në gatishmëri për menaxhimin e situatës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




