E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Koronavirusi/ Basha: Të sigurohen urgjentisht pajisjet e nevojshme për stafet mjekësore

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen e tij ndaj qeverisë për të siguruar pajisje dhe aparatura të nevojshme për stafet mjekësore.

 

Reklamë

Në një konferencë për mediat, lideri demokrat theksoi që mjekët duhet të mbrohen, pasi nëse infektohen ata, nuk ka kush kujdeset për qytetarët.

 

Sipas tij, qeveria duhet të akordojë më shumë fonde për blerjen e pajisjeve të duhura për ekzamimin e qytetarëve bartës të virsuit. Basha kërkoi të merren pajisje që shkurtojnë kohën e analizës së COVID-19 nga disa orë në 45 minuta.

 

“Humbja e jetës së të moshuarës është një lajm i keq edhe për rrethanat në të cilat është trajtuar. Duhet të rrisim të gjithë kujdesin. Kjo është thirrja ime e parë për çdo bashkëqytetar. Këshilla ime për personelin mjekësor është të ndiqet me rigorozitet protokolli i masave mbrojtëse për të mbrojtur veten dhe të afërmit. Thirrja për qeverinë është të sigurojë pajisjet dhe apartirat e nevojshme për stafet mjekësore. Nëse nuk mbrojmë dot mjekët, nuk mbrojmë dot qytetarët. Nëse ata infektohen, nuk ka kush kujdeset për qytetarët. I bëj thirrje qeverisë të akordojë fondet për blerjen e pajisjeve të duhura për ekzamimin e qytetarëve bartës të virsuit. Të merren pajisjet që shkurtojnë kohën e analizës së COVID 19 nga disa orë në 45 minuta. Kjo ndihmon në parandalimin e përhapjes dhe trajtimin e bartësve të virusit. 3.5 milionë usd nuk mjafton. Aktet e vetëdijësimit apo më keq, propaganda, nuk zgjidhin situatën.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë