Më shumë se 18 mijë njerez kanë humbur jetën në Itali si pasojë e Covid 19.

Një bilanc dramatik që sa vjen e rëndohet për fat të keq.

Megjithatë teksa epidemia ka thuajse dy muaj që ka goditur vendin, ende nuk kemi një numër të shqiptarëve të cilët janë sëmurë apo kanë humbur jetën në Itali si pasojë e koronavirusit,.

Shqiptarët janë ndër komunitetet më të mëdha emigruese në Itali, sidomos në veri të vendit aty ku është e përqëndruar edhe forca më e madhe punetore si pasojë e të qënit zona më e industrializuar.

Së fundmi “Antenna Sud” ka sjell nëpërmjet bashkëpunetorit të vet Franceso Saccente, disa foto pikëlluese.

Ato janë shkrepur në portin e  Barit dhe tregojnë disa makina funerali që po bëhen gati të futen në target për tu nisur drejt Durrësit. Sipas kësaj medie janë trupat e shtetasve shqiptarë të cilët kanë humbur jetën në Itali nga covid 19 dhe tashmë po shkojnë të prehen në vendlindjen e tyre.

 

“Koronavirus, trageti i fundit drejt shtëpisë”, shkruhet në titullin kryesor të medias italiane, ku më pas vijohet: “ Kthimi i hidhur në vendin e tyrë të origjinës. Këtu në Itali kishin gjetur pune, kishin realizuar ëndërrat e tyre. Këto pamje dramatike të marra nga porti I Barit tregojne makinat funerale me trupat e shqiptarëve që janë viktima të pandemisë., shkruhet në postimin përkrah fotove të trishta.

 

Më pas apeli i fortë drejt te gjithë qyterareve:

 

“Qëndroni në shtëpi, është mirë për të gjithë…nuk po shohim një film katastrofik, por jemi brenda kësaj situate. “Udhëtim të qetë” vëllezër shqiptarë”.

 

 

 

 Foto: Francesco Saccente ( Antenna Sud)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *