E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Kori i fëmijëve të TKOB, nga 250 nxënës do përzgjidhen 50 më të talentuarit

Fëmijë qe këndojnë materiale operistike shqiptare  nuk na ndodh te dëgjojmë shpesh. Por koncerti i kësaj te marte ne muzeun historik kombëtar ka prezantuar korale me zë fëmijësh.

 

Ne koncertin e prezantuar “Eja këndo me ne” kënduan 250 fëmijë te përzgjedhur nga 10 shkolla 9-vjeçare. Sipas drejtoreshës se Teatrit te Operës dhe Baletit, Zana Çela,  50 nxënësit me te talentuar do te mund te bëhen pjese e korit te TKOB.

 

Reklamë

Kjo përpjekje artistike ka nisur qe ne shtator te 2016 ne kuadër te edukimit përmes artit.

 

Ne koncertin qe jehoi muzike shqiptare fale artisteve te vegjël u prezantua edhe një libër me materiale operistike qe TKOB ua dhuroi nxënësve me te talentuar.

Më shumë video

Reklamë