Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 June 2026
Vizion fokus

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët po ikin...

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”, Korreshi: U...

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje të parakohshme,...

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës, qytetarët nisin...

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do ua fal...

“Nga 200 studentë agronomë në vit në 18”, Susaj:...

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”, pedagogu: Më...

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën? Susaj: Shëndetësia,...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që...

Koreja e Veriut thotë se kryeministri japonez ka kërkuar takim me Kim Jong Un

25 Mars 10:52

Koreja e Veriut ka thënë të hënën se kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka shprehur dëshirën për t’u takuar me liderin verikorean, Kim Jong Un, “sa më shpejt”, por theksoi se takimi i parë mes këtyre dy vendeve në 20 vjetët e fundit do të varet nga vendimet politike të Tokios në praktikë.

Motra e Kimit dhe zyrtarja e lartë verikoreane, Kim Yo Jong, tha në një komunikatë se Kishida e ka përdorur një kanal të paspecifikuar së fundmi për të treguar se ai dëshiron të takohet ballë për ballë me Kim Jong Un-in “sa më shpejt”.

Ajo tha se nuk do të ketë përparim në marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Japonisë përderisa Qeveria e Kishidës përfshihet në çështjen e rrëmbimit dhe përzihet në “ushtrimin e së drejtës sonë sovrane”, duke iu referuar testimeve të arme bërthamore nga Veriu.

“Historia e marrëdhënieve mes DPRK-së dhe Japonisë na mëson se është e pamundur t’i përmirësosh marrëdhënieve dypalëshe, kur ka keqkuptime dhe mosbesim të plotë, vetëm me një ide për ta caktuar një samit”, tha Kim Yo Jong, duke e përdorur shkurtesën e emrit zyrtar të Veriut, Republika Demokratike Popullore e Koresë.

Koreja e Veriut dhe Japonia nuk kanë marrëdhënie diplomatike, dhe marrëdhëniet e tyre janë lënë nën hije nga programi bërthamor i Veriut, çështja e rrëmbimit dhe kolonizimi i Gadishullit Korean nga Japonia më 1910-1945.

Pas shumë vitesh mohimi, Koreja e Veriut e pranoi gjatë një samiti të paprecedent më 2002 mes Kim Jong Il, babait të ndjerë të Kim Jong Un, dhe kryeministrit të atëhershëm japonez, Junichiro Koizumi, se agjentët e saj i kishin rrëmbyer 13 japonezë, kryesisht për t’i trajnuar si spiunë në gjuhën dhe kulturën japoneze.

Japonia mendon se disa prej tyre mund të jenë gjallë ende, dhe se qindra të tjerë mund të jenë rrëmbyer gjithashtu. /REL

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
Kim Jong Un Koreja

Nga e njëjta kategori

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj Iranit

më shumë...

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht kundërshtive që kisha

më shumë...

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur vrullin

më shumë...

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë presionin ndaj Moskës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:40

Korreshi ngre alarmin për sigurinë ushqimore: Shqiptarët...

10:31

SHBA-ja konfirmon heqjen e bllokadës detare ndaj...

10:29

“Na erdhi Hoxha i xhamisë në protestë”,...

10:14

Korreshi në QUO VADIS: Nëse ka zgjedhje...

9:55

“Zvërneci”/ Mbyllet dita e 19-të e protestës,...

9:51

“Më vdiq vajza 2-vjeçe”, Susaj: Nuk do...

9:30

“Nga 200 studentë agronomë në vit në...

9:25

“Kthehuni o të rinj në vendin tuaj”,...

9:17

Çfarë e shtyu të bashkohej me protestën?...

8:29

Khamenei: E lejova marrëveshjen me SHBA pavarësisht...

8:20

Debat për protestat në Parlament, Berisha: Rama...

8:07

Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për...

7:48

Mungoi në përballjen me Ramën, Salianji akuzon...

7:35

Miratohet me 84 vota amnistia penale

7:32

Dita e 19-të e protestës, qytetarët sërish...

7:12

“Po paraqesin video të rreme për protestat”,...

6:37

Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive...

6:30

Lufta Rusi–Ukrainë, Zelensky: Trump dakord të rrisë...

6:19

Rutte: Aleatët e NATO janë shumë të...

6:12

Dyshime për vdekjen e 21-vjeçarit shqiptar në...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Detaje/ Trupin ja kishte hedhur në humnerë, zbulohet vendi k...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.