Vetëm pak km larg qytetit të Korçës, në fshatin Turan është zbuluar një varrezë arkaike e sheshtë.

 

Mbetjet e lashta u gjeten rastësisht, gjatë gërmimeve për shtrimin e tubacionit të TAP.

 

Menjëherë punonjësit kanë thirrur ekspertët e Agjencisë së Shpëtimit Arkeologjik për të kryer verifikimin dhe studimin mbi eshtrat te gjetura.

 

Deri tani janë zbuluar 7 skelete njerëzish. Specialistet mendojnë se varreza i përkasë shekullit te 7 apo të 6 p.e.s.

 

Zyrtarët pohuan se vendi ku do të kalojnë tubacionet zënë një pjese të vogël të kësaj varreze. Një grup i madh i arkeologëve po punon vetëm në atë zonë ku kalojnë tubat, ndërsa pjesa tjetër e varrezës mbetet e pa prekur.

 

Specialistë thanë se po bëjnë zhvendosjen e të gjithë varrezës, ndërkohe që gjurma e TAP nuk do të ndryshojë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *