Subscribe

Tërmeti I shkaktuar pasditen e 31 korrikut me fuqi 4.7 ballë të shkallës Rihter nuk kaloi pa dëme materiale në juglindje të vendit.

Rreth 12 shtëpi në fshatin Qafëzez të Kolonjës, të cilat ishin dëmtuar nga tërmeti i 1 qershorit kanë pësuar sërish dëme. Këtë pasojë nga goditja që dha tërmeti I fundit e raportojnë banorët e Qafëzezit.

Një numer I përafërt banesash u dëmtuan rëndë nga tërmeti I 1 qetshorit në këtë fshat.

Mendohet që pasoja të ketë edhe në fshatra apo qëndra të tjera të banuara me ndërtime të vjetra, por ende nuk ka një bilanc të përgjithshëm të dëmeve materiale në Qarkun e Korçës.

Banesat e dëmtuara nga tërmeti I datës 1 qershor në Floq dhe Qafëzez janë në proces rikonstruksioni ndonëse jo në të gjitha ka nisur puna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *