Gjykata e Korçës ka lënë në burg tre të rinjtë, të cilët nëpërmjet shantazhit arritën t’i merrnin një 17-vjeçareje një sasi të madhe parash.

 

Në seancën për njohjen me masën e sigurisë, prokuroria kërkoi lënien në fuqi të masës “arrest me burg” për Eris Beqo, Kasandro Pashollari dhe Xhuliano Dapellari, kërkesë që u pranua nga gjykata. Ndërkohë, vijon të mbetet në kërkim i riu tjetër Kristian Ali, i cili dyshohet të jetë larguar jashtë vendit.

 

Katër të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shantazhuar për një periudhe 1-mujore një 17- vjeçare, duke i marrë një shumë prej 8 mijë eurosh dhe 200 mijë lekësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *