E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Korçë, kapen drogë e armë

Një operacion i policisë se Korçës ka çuar ne zbulimin e një sasie droge, armesh e municionesh luftarake. Ne pranga ka përfunduar 26 vjeçari Orlind Pilinçi, ndërsa është shpallur ne kërkim babai i tij Arben Pilinçi, i cili është kryeplak i fshatit Podgorie. 44 vjeçari ka pasur edhe precedentë te mëparshëm penale, për vrasje me dashje dhe prodhim e shitje te lendeve narkotike. Uniformat blu te Korçës kane sekuestruar ne lokalin qe është ne pronësi te familjes Pilinçi, ne shtëpi dhe automjete, 1 kilogramë lende narkotike kanabis sativa, një arme zjarri pistolete TT, nje sasi fishekësh model 54 dhe 56, 10 kapsolla detonatore , 6500 euro si dhe një aparat metal kërkues. At e bir do te përballen me akuzat e prodhimit dhe trafikimit te lendeve narkotike, e te prodhimit e mbajtjes pa leje te armeve

Vazhdo të lexosh

Reklamë