Megjithë temperaturat disa grade nën zero korçaret kane festuar në mesnatën e së mërkurës mbarimin e stinës së dimrit dhe ardhjen e stinës se pranverës. Ne të gjitha lagjet e qytetit juglindor janë ndezur zjarret. Ndonëse dita e verës festohet me 14 mars, në disa zona ku përfshihet edhe Korça, banoret e festojnë atë me 1 mars. Sipas një rituali pagan, për largimin e se keqes, banoret e kryesisht fëmijët kalojnë mbi zjarret. Festa vijon me dreken me gatime tradicionale, si dhe vendosjen e veroreve ne duar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *