Këshilli bashkiak i Korçës ka marë një fytyrë të re dhe përfaqësim ndryshe me kostiuimin e tij paraditen e së martës në sallën e tij të mbledhjeve. Kostituimi u drejtua fillimisht nga këshilltari më i vjetër në moshë Tomi Pikuli, i cili pas votimit i la vendin dhe mandatin 4 vjeçar kryetarit të ri të Këshillit bashkiak Erjon Nexhipi, përfaqësues i PS.

 

Nexhipi ishte kandidatura e vetme e propozuar në këtë post. Ai mori 39 vota të vlefshme nga 41 antarë që votuan pasi dy vota nuk rezultuan të rregullta. Me atributet e kryeyarit të Këshillit bashkiak, Erjon Nexhipi i dorëzoi shiritin kuq e zi të kryebashkiakut z. Sotiraq Filo, i cili bëri edhe betimin për mandatin e ri 4 vjeçar dhe më pas ju dorëzua dokumentacioni përkatës edhe nga një përfaqësues I Ministrisë të Brendshme.

 

Filo tha se ndihet i privilegjuar të ushtrojë detyrën e kryetarit të bashkisë në një qytet model si Korça. Ai theksoi se do të kontribojë në zhvillimin e qytetit duke u mbëdhtetur edhe në premtimet e fushatës elektorale për zhvilimin e ekomomisë, mirqënien sociale dhe infrastrukturën si në qytet edhe në fshatra.

 

Këshilli i ri bashkiak i Korçës përbëhet nga 41 antarë, nga të cilët 33 përfaqsojnë Partinë Socialiste, 2 Partinë e Gjelbër, dhe nga një këshilltar kanë subjektet politike Partia Social Demokrate, Partia Socialiste e Moderuar, Partia Demokracia Sociale, Partia Fryma e re Demokratike, Partia Bindja Demokratike dhe Partia Aleanca Arbnore Kombëtare.

 

Në ceremoninë e kostituimit të Këshillit bashkiak Korçë ishin të pranishëm të gjithë deputetët që përfaqsojnë Qarkun juglindor, duke përcjellë një procedurë krej normale si në kostituim edhe në betimin e kryebashkiakut Sotiraq Filo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *