E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Korçë/ Babai dhe vajza shpëtojnë mrekullisht nga një aksident rrugor

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin Korcë-Pogradec, në kryqëzimin e fshatit Podgorie.

Një mjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat anësore të aksit.

Burime bëjnë të ditur se brenda mjetit udhëtonte një vajzë së bashku me babain e saj, në drejtim të Elbasanit. Makina po drejtohej nga shtetësja me iniciale F.K.

Aksidenti mendohet të jetë shkaktuar si pasojë e lagështirës dhe reshjeve të shumta që pushtuan juglindjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë