E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Korçë, AKU sekuestron pije dhe ushqime të skaduara

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar në qytetin e Korçës një sasi e konsiderueshme pijesh e ushqimesh të skaduara. Kontrolli është ushtruar në subjektin ‘Argentil’ me aktivitet në rrugën ‘Kiço Greço’.

 

Sipas AKU, nga ky aksion, janë sekuestruar reth 1700 litra pije freskuese dhe 47 kilogram produkte ushqimore. Kontrolli është ushtruar në kuadrin e parandalimit të hedhjes në treg të pijeve dhe ushqimeve që u ka kaluar afati, për mbrojtjen e konsumatorit tani në stinën e verës dhe sezonit turistik.

 

Gjithashtu u konstatuan produkte ushqimore pa kundraetikete ne gjuhen shqipe. Ndaj subjektit u moren masa administrative bazuar legjislacionit ne fuqi si dhe u be bllokimi i produkteve te skaduara deri ne momentin e asgjesimit nga institucionet perkatese.  Ky subjekt është gjobitur 300 mijë lekë për mungesë të kushteve higjieno- sanitare, 500 mijë lekë për tregtim të produkteve të pasigurta dhe 50 mijë lekë për etiketim të parregullt në gjuhën shqipe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë