Korça si qytet dhe rajoni juglindor janë përfshirë nga reshje dëbore me intesitet të lartë në orët e mbrëmjes të ditës së mërkurë. Vazhdimi i reshjeve gjatë natës, do të rëndojë gjendjen e rrugëve, të cilat gjatë këtyre ditëve të fundit janë paraqitur me probleme.

 

Problematikat e para me bllokimin e akseve të ndryshme janë shfaqur pasdite në rrugën Korçë-Dardhë, e bllokuar në dy pjesë të saj nga trashësia e madhe e dëborës. Me intensitetin e lartë të reshjeve, pritet që trashësia e dëborës të kalojë 70 centimetra në zonat e larta malore.

 

Kjo do të vështirësojë edhe më tej qarkullimin dhe lidhjen e fshatrave të thella me qëndrat administrative. Edhe para këtyre reshjeve të dendura të dëborës, ka patur probleme në proçesin mësimor, furnizimin me energji elektrike apo izolimin e disa zonave dhe fshatrave.

 

Gjatë ditës së enjte, mund të mësohet mbi situatën e krijuar, frekuentimin e shkollave, ndërprerjet e energjisë elektrike që raportohen për fidra të veçantë fshatrash e sidomos bllokimin e rrugëve.

 

Korça dhe rajoni i saj prej vitesh nuk kanë përjetuar një dimër kaq të ashpër si me reshje të vazhdueshme dëbore edhe temperatura mjaft të ulta.

 

Falë gadishmërisë dhe ndërhyrjes së institucioneve shtetërore e strukturave përgjegjëse për këto situata nuk janë regjistruar ngjarje dhe emergjenca tronditëse në  rajonin e Korçës.

 

Drejtoria e Mbeshtetjes Rajonale ne  Korce (pjese e strukturave te FA) u angazhua  mbrëmjen e së mërkurës për disa orë në një operacion per zhbllokimin e aksit rrugor Korce -Voskopoje përmes personelit dhe borëpastrueses.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *