Edhe kete fundjavë, turistët kryesish te ardhur nga qytete te ndryshme te vendit zgjodhen Korçën dhe fshatrat e saj turistikë si destinacionin kryesor për pushime.
Voskopoja, Boboshtica dhe Dardha mbeten ndër më të vizituarat, sidomos në periudhën e fundvitit.
Hotelet dhe bujtinat janë plotësisht të rezervuara. Turistët thonë se Korça ofron qetësi, dhe mbi të gjitha mikpritje.
Bashkia e Korçës ka sjellë këtë vit një dekor ndriçimi krejt ndryshe nga vitet e mëparshme, duke i dhënë qytetit pamjen e një qendre të gjallë festive.
Po ashtu, operatorët turistikë kanë shtuar investime dhe aktivitete që e pasurojnë eksperiencën e vizitorëve.
Aktualisht, Korça dhe zonat përreth ofrojnë mbi 4 mijë vende akomodimi. Vetëm Voskopoja numëron më shumë se 800 shtretër, duke e kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë sezonit dimëror./vizionplus.tv





