Kryetari i ri i grupit demokrat në Parlament, Korab Lita ka deklaruar se Rudina Hajdarit iu kërkua dorëheqja pasi kishte dështuar sin ë aspektin politik ashtu dhe atë organizati e ligjor të grupit parlamentar.

 

Në një deklaratë për mediat, Lita tha se menjëherë pas komunikimit të dorëheqjes nga ana e Hajdarit, u zhvillua procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri. Proces, që sipas Litës, dy kandidatët e tjerë, deputeti Valter Hita e Alban Zeneli u tërhoqën nga gara duke I dhënë atij fitoren.

 

“Në datën 10 tetor 2019 është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar ku është diskutuar edhe për funksionimin e grupit parlamentar, ku pasi janë bërë prezente të gjitha problemet, i është kërkuar zonjës Hajdari që të tërhiqet nga drejtimi i grupit dhe të vazhdojë me detyrat e tjera të rëndësishme. Pas bërjes prezente të shpërdorimit të betimit tonë prej 6 muajsh si në aspektin organizativ, politik dhe ligjor, zonja Hajdari në mënyrë verbale deklaroi dorëheqjen e saj. Pas këtij momenti, grupi kaloi në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të tij. U propozuan tre kandidatura, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Korab Lita. Zoti Zeneli u tërhoq nga gara dhe mbetën dy kandidatura, Halit Valteri dhe Korab Lita. Zoti Valteri kërkoi kohë për të takuar kohë për tu takuar me kolegët për qëllim lobimin për vota. Në unanimitet grupi vendosi ti jepej kohë zotit Valteri deri ditën e nesërme, datë 11 tetor. Pasi nuk gjeti mbështetje, zoti Valteri deklaroi se tërhiqet dhe më mbështet mua në këtë garë. Për këtë u votua në mënyrë të hapur dhe u firmos nga të gjithë në unanimitit. Pas këtij, në respekt të rregullores është njoftuar kryetari i kuvendit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *