Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 July 2026
Vizion fokus

Mister në Gjermani, zhduken gjatë transportit drejt Francës 20...

Ministri Malaj takohet me drejtuesin e ri të BERZH-it...

Berisha: Shqipërinë e qeveris krimi! Kreu i PD kërkon...

“Albanian Files”, PD kallëzon në SPAK Edi Ramën

Ivi Kaso: Nuk do të rikandidoj për drejtimin e...

Irani godet cisternat në Hormuz, paralajmërimi i Trump: Ne...

Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë...

Vdekja 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish i dashuri pranon...

Bangkok, 30 persona u dogjën të gjallë në pub,...

Ushtria amerikane godet objektiva strategjike në Iran, përdor për...

Kopshti i ri Zoologjik/ Veliaj: Shifrat e mijëra vizitorëve, certifikata jonë e suksesit

14 Qershor 18:54

Vetëm 10 ditë nga hapja e tij, Kopshti Zoologjik i Tiranës ka patur një numër rekord vizitorësh.

 

Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ky fluks i madh i frekuentuesve të një prej investimeve më të mëdha të këtij viti në kryeqytet është dhe treguesi kryesor i suksesit.

 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, tha se, “janë shifrat e mijëra vizitorëve certifikata jonë e suksesit”.

 

“Sapo kemi përuruar Kopshtin Zoologjik dhe kemi pasur shifra rekord të vizitorëve, që tregojnë qartazi se ishte diçka që i mungonte Tiranës. Edhe unë besoj që i kemi dhënë zonës jo vetëm një hapësirë shtesë parkingu dhe shtimin e vlerës së pronës, por edhe një tjetër hapësirë çlodhëse dhe sigurisht të jashtëzakonshme për të rinjtë dhe fëmijët e kryeqytetit”, theksoi Veliaj.

 

Më tej, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se pas këtij investimi një vëmendje e madhe do t’i kushtohet mirëmbajtjes së Kopshtit të ri Zoologjik.

 

“Sapo kemi sjellë edhe çiftet e reja të kafshëve. Një çift i ri luanësh dhe një çift i ri tigrash. Që kopshti ynë zoologjik të certifikohet si pjesë e rrjetit të kopshteve zoologjike në Europë, nuk mund t’i blejmë kafshët, që do të thotë se ato vetëm shkëmbehen mes kopshteve zoologjike. Kështu që më në fund kemi marrë të gjithë kontingjentin dhe presim kafshë të tjera”, sqaroi Veliaj.

 

Në vijim të mirëmenaxhimit të hapësirave ndihmëse brenda Kopshtit të ri Zoologjik do të mundohet hapja e disa klasave për qëllime didaktike.

 

“Për të gjithë ata që na kritikojnë dhe që përfaqësojnë atë forcë politike kur luani rrëshqiste në pllaka manjelike dhe hante patate, sigurisht do t’u duhet të reflektojnë që është dita me natën dhe si filozofi e trajtimit të asaj hapësirë. Siç e kemi parë hapësirat janë më të mëdha për kafshët. Dhe ishin ata kur menaxhonin ish-Komunën e Farkës që i kishin ardhur kafshëve duke zënë hapësira me lokalet. Sot situata është dita me natën. Më kanë mbushur me indinjatë pamjet që kemi parë ku njeriu i gjuante kafshës me gurë. Në një moment mendova tigri do thotë: Hajde ndërrojmë vendet, futu ti brenda të dal unë. Sigurisht kjo nuk shkon pa gjithë histeritë mediatike: A i ka mbushur gjithë dhëmbët tigri?; A i ka proteza? Apo i ka të vëna? Këto janë çudira shqiptare.”, deklaroi Veliaj.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranë siguroi se asnjë prej këtyre veprimeve ndaj kafshëve nuk do të dekurajojë misionin për Kopshtin e ri Zoologjik.

 

“Do të mundohemi që kolegëve europianë të kopshteve zoologjike mos t’u flasim në anglisht as për ata që qëllojnë kafshët me gurë edhe as për kolegët tanë të politikës apo portalet përkatëse që duan të bëjnë dentistin e tigrit. Ne nuk do lejojmë një portal gjobash apo një sjellje të papërgjegjshme të një individi që mendon se është më i egër se kafshët e egra të na dekurajojnë nga misioni ynë,” përfundoi Veliaj.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Erion Veliaj kopshti zoolgjik Sukses Vizitore

Nga e njëjta kategori

Ministri Malaj takohet me drejtuesin e ri të BERZH-it në Shqipëri: Forcojmë bashkëpunimin për projekte strategjike

më shumë...

Berisha: Shqipërinë e qeveris krimi! Kreu i PD kërkon nga Qendra e Djathtë Europiane një grup pune për kartelet

më shumë...

“Albanian Files”, PD kallëzon në SPAK Edi Ramën

më shumë...

Shëngjini nën monitorim, Policia kontrolle për nivelin e zhurmave gjatë sezonit turistik

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:32

Mister në Gjermani, zhduken gjatë transportit drejt...

2:22

Ministri Malaj takohet me drejtuesin e ri...

2:16

Berisha: Shqipërinë e qeveris krimi! Kreu i...

1:17

“Albanian Files”, PD kallëzon në SPAK Edi...

1:01

Shëngjini nën monitorim, Policia kontrolle për nivelin...

12:54

Operacion kundër zjarrvënieve në vend, 29 persona...

12:51

Ivi Kaso: Nuk do të rikandidoj për...

11:58

Irani godet cisternat në Hormuz, paralajmërimi i...

11:50

Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi...

11:30

Vajza 16-vjeçare e Monica Bellucci-t debuton në...

11:07

Vdekja 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish i...

10:59

Pamje shqetësuese, ngordhje masive peshqish në Gjinikas,...

10:48

Bangkok, 30 persona u dogjën të gjallë...

10:33

Zjarr në lagjen “15 Tetori në Vlorë”,...

10:24

Fieri humb një ikonë të skenës, ndahet...

10:24

Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë...

10:10

Ushtria amerikane godet objektiva strategjike në Iran,...

10:02

Plagosja e 22-vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohet autori

9:38

Kirurgjia e së ardhmes? Për herë të...

9:34

Përshkallëzohet kriza në Lindjen e Mesme! SHBA...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrogradë! Meri Gjini tregon shenjat që do të kenë...
  • Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregul...
  • “Do të merrni një ofertë”, parashikimi i yjeve për secilën s...
  • Nesër konferenca Shqipëri-BE, Diaspora lajmëron protestë në...
  • Pamje shqetësuese, ngordhje masive peshqish në Gjinikas, ban...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.