“Koordinata”/ Kontrolle nga toka dhe ajri, asgjësohen mbi 12 mijë bimë kanabis në Shkodër

Vijon operacioni “Koordinata” në qarkun e Shkodrës.
Pas kontrolleve ajri me dronë dhe toka me patrulla këmbësore, janë lokalizuar dhe asgjësuar 12 203 bimë e fidanë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 455 bimë narkotike në një sinë administrative Pult. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj inxhinierit të pyjeve, shtetasit A. M., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 11 748 bimë narkotike në njësinë administrative Temal, në Vaun e Dejës. Për këtë rast u proceduan kryeplaku i fshatit Kllogjen, Gj. G., për shpërdorim detyre dhe dy vrojtues pyjesh, shtetasit P. Sh. dhe F. G., për shpërdorim detyre.
Policia vijon punën për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre rasteve./vizionplus.tv




