Pas kontrolleve të zhvilluara në banesat e tij dhe të të afërmve, ka reaguar Arben Ahmetaj.
Veprimet e hetuesve ai i konsideron reprezalje ndaj familjarëve të tij. Madje edhe pleqve 82-vjeçarë, shkruan Ahmetaj në rrjetet sociale, u janë marrë celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa pretendimet se bashkëjetuesja e tij ka përfituar 1.8 milionë euro nga tre transferta bankare, ahmetaj i quan lajme të rreme.
Ahmetaj kërkon që prokuroria të merret me fondet e inceneratorëve dhe jo me miliona imagjinare, që supozohet të kenë përfituar të afërmit e tij.
Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.
Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.
Fake neës e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….
Arben Ahmetaj prej 14 korrikut eshte pa imunitet dhe SPAK ka leshuar nje urdher-arreste ndaj ish-zv.kryeministrit i akuzuar per 4 vepra penale.
Ai ka deklaruar permes avokateve se ndodhet ne Angli dhe jo ne Shqiperi.





