E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kontrolli i kompanive të naftës

Kontrolli fiskal i kompanive te hidrokarbureve ka përplasur kreun e financave Arben Ahmetaj dhe kryetarin e komisionit te ekonomisë Erjon Brace. Ky i fundit e ka konsideruar nje ngerc ligjor faktin qe kompanitë qe prodhojnë nafte ne vendin tone kontrollohen vetëm nga Agjencia e Burimeve Natyrore dhe jo nga organet fiskale. Por ministri i financave mendon ndryshe. Edhe Kontrolli i Larte i Shtetit ka hasur vështirësi ne kontrollin e administratës tatimore per marrëveshjet hidrokarbure, per shkak te aksesit te kufizuar ne informacion. Ne fakt, tatimet me ligj kane te drejte kontrollojnë këdo, por problemi qëndron vetem ne interpretimin e ligjit. Kontrolli i kompanive te prodhimit te naftës ka nje vëmendje te veçante, pasi xhirojnë miliona euro, por ne fund te vitit thone se dalin pa fitim. Ndërkohe qe nënkontraktohet e tyre deklarojnë tatim fitimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë