Policia Rrugore e Lezhës vijon me kontrolle të shtuara, duke përdorur radarë, dron, alkooltestues, kamera e aparate fotografike për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, përgjatë një jave janë arrestuar e proceduar 21 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 11 janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur.

Po si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 20 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur 630 masa administrative, nga të cilat: 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 60 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 24 për përdorim të celularit, 290 për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 241 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Po gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë, 8 shtetas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *