E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kontrolle për zhurmat në bregdet, policia në terren për të garantuar qetësinë për pushuesit

Policia vijon kontrollet në kuadër të masave për sigurimin e qetësisë publike për banorët dhe turistët që frekuentojnë zonat bregdetare, duke ndëshkuar ata që i shkelin rregullat.

Gjatë ditëve të fundit janë organizuar disa grupe kontrolli në terren në Durrës dhe Sarandë.

Në Durrës janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura.

Ndërsa në Ksamil në një lokal, u konstatua se nga grumbullimi i personave në këtë ambient, shkaktoheshin zhurma të cilat cenonin dukshëm qetësinë publike pas mesnate. Në këtë rast policia procedoi penalisht administratorin e lokalit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë