Subscribe

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Vilë-Bashtovë, ku humbën jetën babai 50-vjeçar dhe dy djemtë e tij të mitur, policia ka arrestuar administratorin e këtij plazhi, Pëllumb Nika.

 

Sipas policisë, Nika nuk kishte marrë masa për sigurimin e jetës së pushuesve, nuk garantonte shërbimin me vrojtues gjatë gjithë kohës dhe nuk kishte pajisur me sinjalizim dhe me kufizim me bova të hapësirës ujore.

 

Ndërkohë përgjatë paradites së kësaj të hëne, inspektorë të agjencisë kombëtares të bregdetit, shoqëruar edhe nga policia bashkiake, kanë inspektuar të gjithë vijën bregdetare për verifikimin e kushteve të sigurisë.

 

Vetëm në plazhin e Durrësit, nga Ura e Dajlanit deri në vendin e njohur si Pista Kosova, taks forca ka konstatuar 15 subjekte me shkelje.

 

Por siguria dhe rojet bregdetare mungojnë edhe në Velipojë. Në 12 kilometra vijë bregdetare pushuesit duhet të ruajnë veten dhe të tjerët përreth, në rast të rrezikut të mbytjes.

 

Autoritetet kanë zgjedhur të heshtin përballë kësaj situate, ndërsa bizneset kanë gjetur një tjetër zgjidhje për t’iu shmangur detyrimeve që kanë, duke regjistruar roje bregdetare fiktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *