E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kontrolle nga ajri për kanabis

Policia e Tiranës ka nisur këtë te shtune monitorimin nga ajri ne qarkun e Tiranës per identifikimin e parcelave te mbjella me kanabis. Sipas policisë zbulimi tyre nga toka është i vështirë për shkak te terrenit te thyer malor. Helikopteri ka vëzhguar zonën e Dajtit në pjesën pyjore të fshatit Priskë e Madhe, fshatin Qafë-Mollë e deri tek rezervat e shtetit. Kontrolle janë bere edhe ne Shën Gjergj, Bize madje deri ne pyjet pranë Librazhdit. Por ne fund ka rezultuar se ne gjithë këto zona, nuk kishte asnjë parcele me kanabis.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë