E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kontrolle nga ajri dhe nga toka, asgjësohen mbi 29 mijë bimë kanabis në Shkodër

Vijojnë kontrollet nga toka dhe ajri në qarkun e Shkodrës, në kuadër të operacionit policor antikanabis “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve, u gjetën dhe u asgjësuan 29 895 bimë kanabisi.

Reklamë

Policia njofton se u kryen një sërë kontrollesh nga ajri, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, me objektiv goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territoret e njësive administrative Shosh, Guri i Zi, Ana e Malit dhe Postribë, dhe asgjësuan 29 825 bimë kanabisi;

Reklamë

-shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Fierzë dhe asgjësuan 70 bimë kanabisi. Si rezultat i hetimeve dhe i veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi P. A., 56 vjeç, banues në fshatin Kokëdodë, Fushë Arrëz.

Megaaoperacioni do të vijojë nga ajri dhe nga toka. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës po kryhen hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e kultivimit të bimëve narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë