E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Konsumuan biskota me kanabis, 6 të mitur në gjendje të rëndë shëndetësore në Bullgari

Gjashtë të mitur në Bullgari kanë përfunduar në gjendje të rëndë në spital, pasi raportohet se kanë konsumuar lëndë narkotike nëpërmjet ushqimit.

Të miturit ishin përkatësisht të moshës  4 deri në 14 vjeç.

Ato i janë nënshtruar mjekimve të specializuara mjekësore, ndërsa mësohet se gjendja e tyre është ende e rëndë.

Autoritetet po u bëjnë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të edukojnë fëmijët e tyre për rreziqet dhe të monitorojnë nga afër ndërveprimet e tyre dhe ushqimin që konsumojnë.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë