Sekretari i Përgjitshëm i PS-së, Blendi Klosi dhe kreu i Grupit, Niko Peleshi kanë përfunduar konsultimet me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve.
Në një deklaratë për mediet, Klosi tha se Partia Socialiste ka propozuar datën 11 Maj 2025.
Lexo edhe :
Sekretari i Përgjithshëm i PS deklaroi se zgjodhën datën e fundit të afatit ligjor për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e diasporës
“Propozuam datën 11 Maj për zgjedhjet. Datën më të fundit në afatin ligjor për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e diasporës”, tha Klosi.
Javen e kaluar Begaj është konsultuar edhe me partitë e vogla, të cilat preferonin 4 majin për të zhvilluar votimet parlamentare. /vizionplus.tv






