Subscribe

Në kulmin e debateve për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore, ambasadorja franceze në Tiranë, Kristinë Vasak thekson se rruga e konsensusit mes palëve është e vetmja alternativë që reforma zgjedhore të ecë përpara. Nga Pogradeci, Vasak u shpreh për vizion plus se aktorët politikë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi kjo është një cështje që u përket atyre.

CHRISTINE VASAC

“Ka nje projekt te rieditimit të të gjithe Kushtetutes shqiptare. Kryeministri eshte shprehur ne menyre publike dhe ne Parlament ne lidhje me kete. Ka edhe nje qendrim te presidentit te vendit , i cili na mblodhi ne te gjithe  ambasadoreve te BE dhe te Mbreterise se Bashkuar dje. Ju perket shqiptareve dhe vetem atyre qe ta trajtojne kete ceshtje. Ka nje kalendar i cili eshte vendosur dhe nqs do te respektohet ose jo kalendari kete do ta tregoje koha. Por do te duhet nje bashkepunim i pozites dhe opozites ne menyre qe ne te arrihet nje rezultat.”

Ambasadorja franceze garantoi se nuk do të ketë kushte të tjera për Shqipërinë dhe konferenca e parë ndërqeveritare do të përcaktohet mbi bazën e plotësimit  të kushteve të 25 marsit, kur liderët e BE vendosën ti japin dritën jeshile negociatave të antarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Qellimi kryesor eshte qe te konkretizohet situata, ne menyre qe te kemi konferencen e pare nderqeveritare. Eshte gabim te themi papushim qe po shtohen kushtet per Shqiperine. Une ju sugjeroj qe te lexoni konkluzionet e 25 marsit dhe konkluzionet e meparshme. Interesi i Shqiperise eshte qe te mbahet sa me pare konferenca nderqeveritare.”

Diplomatja e lartë nënvizoi se roli i ndërkombëtarëve është të vlerësojnë progresin ndërsa cështjet e brendshme i takojnë shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *