Subscribe

Pasditën e sotme kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar në selinë blu një takim me kongresmenët amerikanë që erdhën ditën e djeshme në Shqipëri.

Pas takimit, Basha ka folur para mediave ka dhënë detaje për takimin me përfaqësuesit e Kongresit Amerikan.

“Përfaqësuesit e lartë të Kongresit amerikan, vizituan PD dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen politike në Shqipëri, rajon dhe prespektivën e bashkëpunimit. Në prioritetin e parë për Shqipërinë rendita domosdoshmërinë e rikthimit të vendit në shinat demokratike, të zgjedhjeve të lira dhe rolin e veçantë që ka lufta kundër korrupsionit. Folëm për rëndëisnë që ka jo vetëm për sigurinë dhe paqen, po kështu edhe për demokracinë lufta kur kundër korrupsionit por edhe për faktin se i gjithë rajoni po përjeton nj nevojë të ngutshme për rikthimin e demoracisë.

Kjo situatë është produkt i autokratëve të Ballkanit që për hir të pushtetit të tyre kanë shkatërruar demokracinë, siç janë zgjedhjet e lira, duke cituar ato të 25 prillit dhe duke treguar vendosmërinë tonë për të mos iu ndarë kauzës sonë për të pasur politikanë të pasur. Shpjegova edhe vettingun e politikanëve. Edhe pse kanë kaluar 5 vjet nga reforma nuk është çuar para drejtësisë asnjë politika i nivelit të lart apo bos., ndaj edhe vettingu i politikanëve,” tha Basha.

I pyetur lidhur me shpalljen “non grata” të Sali Berishës për korrupsion dhe nëse Basha ka kërkuar informacione prej kongresmenëve lidhur me këtë çështje, kreu i PD tha se partia nuk do të jetë avokate mbrojtëse e interesave personale të askujt, duke shtuar se prioritetet e saj janë ndarja nga e shkuara.

“PD dhe unë nuk jemi dhe nuk mund të bëhemi avokat personal të askujt, por jemi avokat dhe luftëtarë për hallet dhe problemet e përditshme të shqiptarëve, që senatorët më tha se do kemi mbështetjen e plotë”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *