Subscribe

Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i PS, gjatë fjalës së tij në Kongresin e partisë që ai drejton, u shpreh se gjatë këtyre 10 viteve falë punës së bërë Shqipëria është transformuar tërësisht.

 

Ai tha se ndryshe nga 10 vite më parë sot emri i Shqipërisë është aty ku duhet të jetë, dhe se do të punohet edhe më shumë dhe do të bëhet çdo përpjekje që Shqipëria në vitin 2030-të të jetë aty ku e meriton.

 

Sot kemi shpalosur ambicien dhe prioritetet tona të zhvillimit, në vijim të një përpjekjeje të përbashkët për ta ngjitur Shqipërinë në vitin 2030-të drejt majës së lart të cilën u nisëm ta ngjisim 10 vite më parë.

 

Morëm një vend të zhytur në korrupsion, borxhe, krim të organizuar apo dhe ordiner të shtrirë në të gjithë zonat e banuara të vendit.

 

Në një kohë kur askush nuk e merrte seriozisht emrin Shqipëri, dhe Shqipëria goditej sa herë zihej me gojë. Në këtë dekadë të parë të qeverisjes sonë ne kemi punuar shumë në çdo front, kemi luftuar me mijëra plagë dhe me plagët e jashtëzakonshme të fatkeqsive të reja që na sprovuan njëra pas tjetrës, një tërmet shkatërrimtar, pandemi marramendësi, krizë ekonomike botërore, të cilat po ta gjenin Shqipërinë në gjumë si 10  vite më parë do ta kishin degdisur një humnerë të paimagjinueshme, e ngjashme me atë të vitit 1997.

 

Por fatmirësisht PS-së, të treja goditjet na gjetën në këmbë dhe të gatshëm për të mbrotjur njerëzit e zakonshëm të këtij vendi”, tha Rama.

 

Më tej kreu i qeverisë shtoi se gjatë këtyre 10 viteve që lam pas qeveria dhe Shqipëria u përballën me 3 fatkeqësi të mëdha, të cilat nëse do të kishin ndodhur 10 vite më parë do të kishin sjellë katastrofa të mëdha.

 

Parafytyrojeni sikur tërmeti të na kishte gjetur me borxhet mbytëse të vitit 2013-të, pandemia të na kishte gjetur me shëndetësinë e vitit 2013-të, apo pa platformën dixhitale, se si do të kishin shkuar gjërat.

 

Merreni me mend sikur egërsia e luftës që ngriti çmimet e energjisë në qiell të na kishte gjetur me gjysmën e miletit që nuk paguante dritat dhe me kompaninë e shpërndarjes që ishte në prag të shkatërrimit përfundimtar.

 

Apo inflacioni i djallëzuar i Moskës për të sulmuar botën demokratike të na kishet gjetur me arkën e zbrazët. Sot Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht, pret 10 milionë turistë, ka një monedhë kombëtare më të fortë se asnjëherë, ecën çdo ditë përpara në çdo drejtim, ulet në çdo tryezë ndërkombëtare, jo vetëm duke dhënë respekt, por edhe duke marrë, siç nuk ndodhte përpara se sa ne ta sillnim Shqipërinë në këtë formë dhe në këtë pozicion”, tha më tek kryeminsitri Rama. /Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *