“Shmangia e një konflikti të mundshëm në Ballkan, si dhe kundërbalancimi i agresionit Rus dhe ndërhyrjes së Kinës” ishte tema që u diskutua në forumin e sigurisë në Kongresin Amerikan.

 

Ky forum u organizua nga Fatmir Mediu në bashkëpunim me Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt.

 

Në këtë takim morën pjesë disa përfaqësues të Kongresit Sessions, Aderholt, Lutrell, Ëilson, Ëamp, Moolinar, Mann etj.

 

Të pranishëm ishin edhe deputetë dhe Ministra nga Ukraina, Lithuania, Polonia, Rumania, Bullgaria, Kosova, Bosnja, Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Britania, Austria.

Si dhe autoritete nga Departamenti i Mbrojtjes dhe Keshilli i Sigurisë kombëtare.

 

Në takim z Mediu theksoi problemet dhe tensionet e vazhdueshme në Ballkan, mundësinë e një konflikti të mundshëm të sponsoriziar nga Rusia për të tërhequr vëmendjen nga konflikti në Ukrainë, nëpërmjet disa fakteve evidente sic janë.

  • shpenzimet luftarake pa kufi të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë dhe Kinën
  • situata në Bosnjë, dhe veçanërisht kërkesa e Republikës Sërbska për shkëputje nga Federata e BiH.
  • tensionet e qëllimshme në Veri të Kosovës me shenja të agresionit ushtarak të Serbisë dhe bllokimi i dialogut
  • tensionet fetare dhe politike në Malin e Zi.
  • prezenca e fuqishme ekonomike e Kinës në sektorë kritikë që lidhen me sigurinë kombëtare dhe teknologjinë

 

Z Mediu theksoj se Ballkani rrezikohet dhe nga zhvillimet e brendëshme:

 

-Rritja e autoritarizmit, krimi i organizuar dhe korrupsioni, rritja e varferisë dhe largimi masiv i të rinjlve dhe të rejave, duke krijuar një problem të rëndë sa politik edhe social.

Kongresmenët shprehën mbështetjen e tyre për të ndihmuar Ukrainën dhe mposhtur regjimin e Putinit, ashtu sic shprehën shqetësimim e tyre për ndërhyrjet e Kinës në rajon dhe më gjerë nëpërmjet Iniciativës 17+1 dhe Road and Belt.

 

Pothuaj në çdo vend tashmë, Kina është kthyer në kërcënim për lirinë dhe të drejtat e shtetasve tanë.

 

Delagacioni i Kuvendit të Shqipërisë përfaqësohej, nga deputetët Gjiknuri, Cupi dhe Gjylameti.

 

Po ashtu delegacioni Kosovës përfaqësohej nga ish kryeministrat Haradinaj, Hoti, kryetari i PDK Krasniqi dhe deputet nga gjithë grupet parlamentare..

Në këtë takim u ra dakort që të punohej për një legjislacion konkret që të bejë një vlerësim të investineve të huaja që cënojnë sigurinë kombëtare dhe ndërtimin e një strukture të koordibuar për vlerësimin e çështjeve të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *