Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe.

 

Tre të rinj, kushërinj me njëri-tjetrin, janë zhdukur prej tre ditësh. Vilson Çutaj 37 vjeç nga fshati Bajzë, Klement Pepaj 21 vjeç dhe Danjel Pepaj 25 vjeç kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre prej orës 15:00 të ditës së shtunë.

 

Sipas denoncimit të bërë në polici, ata dyshohet se mund të jenë vrarë pasi në zonë janë dëgjuar të shtëna armësh.

 

Babi i Klement Pepajt tregon se i biri para se të zhdukej kishte dalë për të pirë kafe me kushëririn e tij, Vilsonin.

 

Babai i Klement Pepajt

 

Kanë humbur vet i treti. Thonë që janë dëgjuar krisma armësh  në atë zonën pyjore. Ne nuk dimë asgjë për ta. Policia ka bashkëpunuar me ne, po zhvillon kontrolle por ende asgjë. Simbas të tjerëve kanë qenë bashkë, se unë nuk kam qenë këtu, dhe djalin e kam lënë në shtëpi me gruan. Kur kam ardhur dhe e kam pyetur se ku është djali më ka thënë se: “Ka dalë të pijë kafe me Vilsonin”. Unë me djalin kam komunikuar vazhdimisht dhe nuk më ka thënë që ka konflikte. Nuk di çfarë të them. Ndoshta ka pasur konflikte por nuk mi ka treguar mua. 

 

Ndërkohë Forca të shumta policie po zhvillojnë kontrolle të shumta në zonë me qëllim gjetjen e tre të rinjve. Burime  të policisë kanë ngritur dyshime se të rinjtë mund të jenë përfshirë në një konflikt për parcelat me kanabis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *