Përjashtohen nga Primaret dy kandidatët për Bashkinë e Kurbinit, Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza.

 

Ata nuk do të marrin pjesë në garën e 4 dhjetorit.

 

Më 28 nëntor një konflikt ka ndodhur në zyrat e PD –së Kurbin, gjatë një takimi formal për zgjedhjet për kryetar në këtë qytet.

 

Konflikti fillimisht ka nisur mes nënkryetarit të PD Kastriot Marku dhe një anëtari të kësaj force politike. Anëtari i PD, Van Rica ka shtënë me armë  dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Për këtë të fundit, KOKOE ka kërkuar shkarkimin nga të gjitha funksionet e PD.

 

Konflikti ka nisur në lidhje me mosmarrëveshjet që kandidatët e primarëve kanë pasur me njëri tjetrin.

 

KOKOE mori në analizë ngjerjet e rënda të ndodhura gjatë procesit zgjedhor për Primare në PD Dega Kurbin në datat 28 dhe 29 nëntor 2022 të cilat kanë sjellë ështirëi seriozenë respektimin e procedurave të afateve të përcaktuara në vendimin e Këshillit Kombëtar nr.38 datë 1.10.2022 si dhe udhëzimeve të KOKOE.

 

Pas shqyrtimit të fakteve, fotove, videove dhe dëshmive, KOKOE arrin në konkluzion që:

 

-aktet e dhunës në PD janë të papranueshme e të patolerueshme

-me veprimet e tyre kandidatët në garë dhe anëtarë të kryesisë së PD kanë cënuar rëndë ecurinë e procesit zgjedhor të primareve.

 

Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektronike vendosi:

 

-Përjashtimin nga gara e Primareve në PD Kurbin të z.Alfred Dajçi për incidentin në ambientet e zyrës së PD Kurbin dhe z.Edmond Shkozapër incidentin e ndodur brenda dhe jashtë ambienteve të zyrës së PD Kurbin.

 

-KOKOE i rekomandon Kryesisë së PD dega Kurbin marrjen e masës disiplinore me shkarkimin nga çdo funksion në PD të z. Vani Rica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *