E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Konflikti Izrael-Iran/ Trump u kthye me nxitim në SHBA për “diçka më të madhe se një armëpushim”: Do ta mësoni në dy ditët e ardhshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur për gazetarët lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme pas kthimit të tij “urgjent” nga samiti i G7 që u zhvillua në Kanada.

Trump, tha se dëshiron “një fund të vërtetë” të problemit bërthamor iranian, ku Teherani të “dorëzojë plotësisht” armët e tij bërthamore, raporton BBC. 

Reklamë

“Nuk thashë se po kërkoja një armëpushim”, theksoi ai, duke shtuar se kthimi i tij “ka të bëjë me diçka më të madhe”.

Presidenti i SHBA-së parashikoi gjithashtu se Izraeli nuk do t’i ngadalësonte sulmet e tij ndaj Iranit.

Reklamë

“Do ta mësoni në dy ditët e ardhshme. Do ta mësoni”, tha Trump.

Kur u pyet nëse mund t’i kërkonte të dërguarit të SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ose zëvendëspresidentit J.D. Vance, të negocionin me Iranin, Trump tha “ndoshta”.

Lidhur me çdo kërcënim të mundshëm nga Irani kundër interesave të SHBA-së në rajon, Trump theksoi se Teherani e di që nuk duhet t’i prekë trupat amerikane.

SHBA-të “do të përgjigjen shumë ashpër nëse u bëjnë diçka qytetarëve tanë”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë