Subscribe

Konflikti i ri në Lindjen e Mesme mes Iranit dhe Izraelit ka sjellë pasoja edhe në çmimin e naftës.

Eksperti i ekonomisë, Igli Tola tha në emisionin “7pa5” se një rritje e çmimet të naftës është e pritshme dhe se kjo do të ndihet edhe në çmimin e produkteve të tjera.

“Është e pritshme. E kemi parë dhe në raste të mëparshme, siç ishte rasti i Rusisë në Ukrainë. Kemi efektin real, i cili do njëfarë kohe që kjo vala të japë efekt në tregje, por është edhe efekti psikologjik që jep efekte të menjëhershme.

Në momentin që diçka ndodh diku jep pasoja gjithandej. Këtu problemi i çmimeve është që rriten menjëherë, por kur bëhet fjalë për normalizim të situatës është pak i vonë apo jo në masën e duhur.

Lëvizja e çmimit të naftës është e pritur sepse Irani është nga vendet më të mëdha prodhuese dhe eksportuese në botë.

Me këto dy vende nuk është se kemi marrëdhënie tregtare të drejtpërdrejta, kemi marrëdhënie përmes palëve të treta. Ajo që më shumë ne ndjejmë është çmimi i naftës. E shohim të mbivendosur në çdo produket që ne konsumojmë, sepse nafta është lëndë e parë për transportin.

Sa më shumë ky konflikt të zgjasë, aq më e vështirë do të bëhet situata. Sepse kemi kaluar disa kriza të ngjashme, ende pa u kapërcyer situata për shkak të çmimeve që erdhën për shkak të konfliktit në Ukrainë, vjen kjo situatë”, tha eksperti. /vizionplus.tv

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *