E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Konfliktet mes adoleshentëve, psikologia Xhelili: Prindërit gjejnë si zgjidhje heqjen e fëmijës nga shkolla

Psikologia Xhensila Xhelili e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borkaj në Vizion Plus tha se në zyrën e psikologëve shkojnë prindërit e fëmijës që është i bullizuar, jo fëmijët që bullizojnë.

Xhelili shtoi se shumica e prindërve në momentin që fëmijët hasen me konflikte, i heqin nga shkolla, por sipas psikologes kjo nuk është zgjedhje e duhur.

Reklamë

Xhelili: Modeli më i promovuar në ditën e sotme është superioriteti. Problemi është që në zyrën e psikologut nuk vjen prindi i fëmijës që bullizon, por prindëri i fëmijës që është i bullizuar. Forma e reagimit nuk është asnjëherë tek individi. Prindërit nuk mund t’a zgjedh çështjen i vetëm. Pjesa më e madhe e zgjidhjeve është që heqin fëmijët nga shkolla. Ka fëmijë që thonë që ti mami nuk më mbrojte mua, prindëri tjetër e mbrojti fëmijët. Fajtor është fenomeni. Persona që janë më të pëlqyerit,kush flet më mirë, kush di më shumë, kush është më interesanti, kush e prish mësimin, kjo pëlqehet fatkeqësisht më shumë nga pjesa më e madhe e shoqërisë.

Kryeradaktori i lajmeve në Vizion Plus, Roland Zili tha se nëse fëmijët janë të përfshirë në konflikte, prindërit duhet t’i drejtohen menjëherë institucionit të dijes, shkollës.

Zili: Fëmija nuk është një individ i veçuar, është pjesë e shoqërisë. Jo vetëm unë, por çdo prind do i drejtohet institucionit duke shqyrtuar rastin dhe mund të zgjedhin situatën. Nëse shkon ë zgjedhjen e ngushtë do shkosh në një përplasje tek e tek me prindërit e palës tjetër.

Më shumë video

Reklamë