E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Konflikte për qiranë e shtëpisë, greku vret pronaren dhe fqinjin, nuk mjaftohet me kaq

Një 67-vjeçar grek ka qëlluar për vdekje pronaren e shtëpisë, fqinjin e tij dhe ma pas veten.

 

Mediat greke raportojnë se ai kishte konflikte të vazhdueshme me pronaren e tij 60-vjeçare mbi qiranë. Po ashtu, ai kishte mosmarrveshje të vazhdueshme edhe me fqinjin e tij. Shkak ishte drita në oborr.

 

Reklamë

Ai madje u kishte lënë shënime të afërmve të ndryshëm dhe ata vlerësojnë se ai ishte i vendosur për gjithçka.

 

Autori, i cili nuk kishte rekorde penale, qëlloi dhe vrau gruan në oborrin e shtëpisë së saj me një armë gjahu, pas një përleshjeje të fortë. Në të njëjtin oborr, ai qëlloi dhe vrau burrin që jetonte në katin e parë dhe më pas u mbyll në shtëpinë e tij, duke i dhënë fund jetës me të njëjtën armë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë