E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Konflikte për pronësinë, 59-vjeçari bashkë me të birin i dëmton kamerën e sigurisë dhe rrethimin e oborrit vëllait

Një debat për motive pronësi ka agravuar mes dy vëllezërve në Fier.

Policia ka referuar materialet në prokurori ku ka nisur procedimin penal për babë e bir, përkatësisht 59 dhe 28 vjeç.

Sipas bluve, këta të dy kanë dëmtuar kamerën e sigurisë dhe rrethimin e oborrit të shtëpisë së vëllait të 59-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Gj., 59 vjeç, dhe M. Gj., 28 vjeç (babë e bir), pasi dyshohet se për motive pronësie, kanë dëmtuar kamerën e sigurisë dhe rrethimin e oborrit të banesës së vëllait të 59-vjeçarit”, njofton policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë