Tre gra, mes të cilave edhe një e moshuar kanë kërcënuar se do të kryejnë vetëvrasje.

 

Ata janë futur në një dyqan në katin e parë të një pallati në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Vlorës dhe kanë deklaruar se do të vetëflijohen.

 

Shkak është bërë konflikti me investitorin e pallatit. Ato shprehen se ndërtuesit e pallatit nuk i janë përmbajtur aktmarrëveshjes që kanë bërë dhe kurrë nuk kanë arritur të marrin banesat që pretendojnë se u takojnë.

 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po negociojnë për zgjidhjen e situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *