Kronikë
Konflikt mes fqinjëve, arrestohet kuksiani që qëlloi me armë zjarri

Sherr mes fqinjëve në Kukës. Kapet autori që qëlloi me armë zjarri në lagjen Gostil.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B. E., me precedent penal, i cili dyshohet se në gjendje të dehur është konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij, R. S.
Pas thirrjeve të forcave të Policisë, ky shtetas nuk është dorëzuar, por ka tentuar të largohet.
Nga të shtënat në ajër, është dëmtuar mjetin i personit me të cilin u konfliktua dhe i një shtetasi tjetër, i cili ishte në lëvizje në momentin kur ndodhi ngjarja.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




